Policia e Kosovës tha se më 1 nëntor ka pranuar informacion se në zonën e Leposaviqit, një shtetas i Kosovës, i nacionalitetit serb, dyshohet se është plagosur dhe është rrëmbyer brenda territorit të Kosovës, nga xhandarmëria serbe.
“Vendi i ngjarjes ku raportohet se ka ndodhur rasti dyshohet se gjendet brenda territorit të Republikës së Kosovës, pra brenda hapësirës [siç quhet pika zero -0-], në afërsi të zonës së Leposaviqit, në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ku për këtë Policia e Kosovës ka njoftuar dhe ka bashkëpunuar me KFOR-in, si përgjegjëse për zonën/brezin kufitar”, tha Policia e Kosovës përmes një njoftimi më 3 nëntor.
Sipas burimeve të Arbresh.info, personi i cili u rrëmbye dhe u plagos nga xhandarmëria serbe është Milan Vukašinoviq i cili është i punësuar në pikën kufitare Jarinjë, si punëtor i një Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS).
Ai po ashtu është anëtar i iniciativës qytetare ‘Fytyrë e re – Drejtësia Popullore’.
Duke qenë përgjegjës për zonën ku dyshohet se ka ndodhur rasti, Arbresh.info ka kontaktuar me KFOR-in për të marrë detaje lidhur me rastin.
Në një përgjigje për Arbresh.info KFOR-i tha se situata në kufi është e qetë, derisa bëri të ditur se është në dijeni mbi rastin.
“Ne jemi në dijeni të këtyre raporteve. Situata e sigurisë në Vijën Kufitare Administrative (ABL) është e qetë. Policia e Kosovës (PK) ka nisur një hetim dhe mbetet në kontakt të ngushtë për këtë qëllim me disa subjekte, përfshirë KFOR-in. PK-ja ka koordinuar aktivitetin e saj përkatës në anën e Kosovës të ABL-së me KFOR-in. “, thuhet në përgjigjen e KFOR-it./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi