Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Bangladeshit, Mohammed Shahabuddin, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në mesazhin e tij, Shahabuddin ka vënë në dukje zhvillimin pozitiv të marrëdhënieve dypalëshe midis Bangladeshit dhe Kosovës gjatë viteve të fundit, duke theksuar rritjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, , shkruan Arbresh.info.
Presidenti Shahabuddin ka shprehur bindjen e tij se marrëdhëniet midis dy shteteve do të vazhdojnë të forcohen dhe të zhvillohen në vitet në vijim, duke kontribuar në përfitimin e ndërsjellë të qytetarëve./Arbresh.info/
Numërohen 50 për qind e votave, 5-shet e para të partive mbe...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Shefi i ushtrisë izraelite paralajmëron një sulm më të thell...
Sorloth dëshiron Juventusin, por ka një problem
Prokuroria Speciale jep detaje për dy operacione, me mbështe...
Vashat e Shqipërisë sigurojnë fazën play-off të Botërorit 20...