Policia e Kosovës, ka njoftuar se mjeti shpërthyes në Merdare ka qenë një kilometër larg pikës kufitare.
Sipas PK-së, nga pjesëtaret e KFOR-it është kërkuar ndalimi i përkohshëm i qarkullimit të personave dhe automjeteve për arsye sigurie.
“Me datë 08.12.2021 rreth orës 17:30 në stacionin policor kufitar ( SPK-Merdare) nga pjesëtarë të KFOR-it është kërkuar ndalimi i përkohëshem i qarkullimit të personave dhe automjeteve, për arsye se janë duke e bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar të një mjeti shpërthyes. Lokacioni i mjetit shpërthyes ka qenë në distancë mbi një kilometër largë pikës kufitare, por për shkaqe sigurie për një kohë të shkurtër është ndërprerë qarkullimi”, kanë thënë policia për arbresh.info.
Sipas PK-së rreth orës 18:20 rruga është liruar për qarkullim normal,pa probleme./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...