Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të përfshirë në një një rast të “Lëndimit të lehtë trupor” .
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 1 prill në Prizren, shkruan Arbresh.info.
“Policia e Kosovës, Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Prizren, me datën 01.04.2024, ka i iniciuar një rast penal ‘Lëndim i lehtë trupor’, por njëri nga persona e përfshirë në rast nuk është identifikuar ende nga policia. Në koordinim me organet e drejtësisë, konkretisht me autorizim nga Prokuroria Themelore në Prizren, bëjmë publikimin e personit të dyshuar të përfshirë në rastin e lart-cekur, në mënyrë që në bashkëpunim me qytetarët të bëhet identifikimi i këtij personi. “, thuhet në njoftimin e policisë.
“Andaj, lusim ata që mund të kenë njohuri për identitetin e personit në foto, të lajmërojnë policinë në::
– telefonat 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 029 244 -355–Stacioni Policor Prizren
– E-mail adresa: [email protected]”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...