Ish-Presidenti i vendit, Behgjet Pacolli ka reagaur pas vendimit të Qeverisë për ndarjen e 6.7 milionë euro për t’i paguar për kompanisë së tij “Mabco Construcion” për rastin e Hotel “Grandit”, pas vendimit të Tribunalit Ndërkombëtar.
Në një postim në Facebook, ai shprehet i habitur pse njerëzit po e akuzojnë se kinse po ia merr shtetit të Kosovës 6.7 milionë euro, shkruan Arbresh.info.
Ai tha se e vërteta është se vetëm po i rikthen mjetet e tij të cilat siç tha ai, ““njerzit e fortet”te këtij shteti, në emër të këtij shteti m’i kanë rrëmbyer padrejtësisht!”
“Këto 6.7 milionë euro nuk janë të shtetit, por të miat – të grabitura vetëm sepse refuzova t’u paguaja ryshfet njerëzve të korruptuar, të cilët ishin mësuar të zhvatnin duke përdorur dorën e pushtetit. Këta njerëz u denoncuan e unë kalova nëpër të gjitha instancat gjyqësore në Kosovë, por nuk gjeta drejtësi.”, ka shkruar ai.
“Drejtësia erdhi vetëm pas 18 vitesh në arbitrazhin ndërkombëtar.”, shtoi Pacolli.
“Madje, disa nga zyrtarët e kësaj qeverie ( aktuale) nuk ngurruan të më kërcënojnë e në menyra tjera frustruese të shpifin kundër meje, duke përdorur madje edhe gjuhë të ulët gjatë procesit. Për këtë arsye, tashmë kam hapur një tjetër proces ligjor për të mbrojtur dinjitetin tim kundër atyre njerëzve primitiv që përdornin akuza të ulta qe ne ishim mesuar ti shifnim nepër rrjetët sociale,
Pacolli shtoi se qëndrimi i tij kundër grabitjeve dhe zhvatjes është dëshmuar edhe në procesin e privatizimit.
“Më shumë se 95% e objekteve të blera në Kosovë, janë blerë nga pronarë privatë, e jo nga AKP-ja. Dhe gjithmonë kam paguar çmimin e tregut! Unë AKP-në e kam parë gjithmonë si një institucion të “korrupsionit të legjitimuar”. “, u shpreh mes të tjerash Pacolli.
Ish-Presidenti Pacolli tha se në 15 vitet e fundit, i ka dhënë shtetit dhe popullit të Kosovës mbi 40 milionë euro në forma të ndryshme:
“- Kam ndihmuar familjet në nevojë,
– Kam ndërtuar shtëpi për skamnorët,
– Kam mbështetur studentët dhe të sëmurët,
– Kam ndërtuar shkolla, universitete, memoriale dhe objekte të trashëgimisë,
– Kam financuar edhe rindërtimin e objekteve kyçe të institucioneve të Kosovës – madje edhe për ata që sot më shajnë e më fyejnë.”, u shpreh mes të tjerash ai./Arbresh.info/
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju