Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me kryeministrin, Albin Kurti, kryeparlamnetarin, Glauk Konjufca dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.
Osmani përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky takim javor ka qenë koordinues.
Ajo tha se u diskutua për nismat për fuqizimin ndërkombëtarë të shtetit të Kosovës, dialogun dhe njohjet e reja, raporton arbresh.info.
“Takim javor koordinues për politikën e jashtme me Kryetarin Konjufca, Kryeministrin Kurti dhe Zëvendëskryeministren Gërvalla. Diskutuam për nismat për fuqizim ndërkombëtar të shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe angazhimin tonë në dialogun e përqendruar në njohje”, ka shkruar Osmani./arbresh.info/
Shqipëri, rritje e ndjeshme e investimeve nga Kosova
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës