Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim gjeneralin Wesley K. Clark, ish-komandant suprem i NATO-s për Evropë, i cili udhëhoqi ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999, e cila luajti një rol të rëndësishëm për lirinë e Kosovës.
“Vendosmëria dhe lidershipi juaj i kontribuuan lirisë së Kosovës, duke siguruar një të ardhme ku dinjiteti mbizotëron mbi frikën dhe shtypjen”, ka theksuar Osmani.
Në takim me gjeneralin Clark, ajo theksoi progresin e Kosovës ndër vite, duke vënë në dukje punën e vazhdueshme për ta forcuar pozitën e Kosovës në skenën ndërkombëtare, sikurse edhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Sipas saj, e ardhmja e Kosovës është e qartë në synimin për integrimin euroatlantik dhe partneritet të qëndrueshëm me Shtetet e Bashkuara./Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?