Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mirëpritur njohjen e Kosovës nga Kenia.
LDK-ja ka falënderuar presidentin e Kenias William Ruto, duke thënë se njohja ndikon në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
“Lidhja Demokratike e Kosovës mirëpret me mirënjohjen më të thellë vendimin e Republikës së Kenias për të njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Ky hap dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të komunitetit ndërkombëtar ndaj vlerave demokratike dhe të drejtës së popullit të Kosovës për pavarësi”.
“LDK falënderon Presidentin e Kenias, Ëilliam Ruto duke vënë në pah rëndësinë e kësaj njohjeje për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Ky zhvillim i ri do të kontribuojë në zgjerimin e miqësive dhe hap mundësi të reja për bashkëpunim në fusha të ndryshme mes dy shteteve tona”.
“Njohja nga Kenia konfirmon besimin e ndërsjellë në parimet fundamentale të paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe shënon fundin e një periudhe të gjatë pa njohje të reja. LDK mbetet e përkushtuar për të punuar drejt thellimit të lidhjeve diplomatike dhe avancimit të interesave tona kombëtare në arenën botërore”, thuhet në komunikatën e LDK-së./Arbresh.info/
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...