Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe këshilltarja ligjore, Tea Blakaj, ka takuar sot përfaqësues nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë – YIHR, për të diskutuar rreth raportit të shoqërisë civile për të drejtat e njeriut.
Kryeministri tha se qeveria jonë beson fuqishëm në demokraci e të drejtat e njeriut, si bazë për universalitet dhe barazi, shkruan Arbresh.info
Në këtë bashkëbisedim, u vlerësua progresi i paraqitur si dhe u shprehën disa prej pikëpamjeve rreth pikave të caktuara të raportit.
Qeveria konsideron qe kredibiliteti i raportit rritet kur rezultati deduktohet nga këndvështrimet shumëpalëshe e gjithëpërfshirja.
Nga përfaqësuesit e YIHR, është ofruar raporti per komente, ndërkaq kryeministri Kurti vlerësoi qasjen profesionale të përfaqësuesve të shoqërisë civile e diskutim mëse të frytshëm në shumë tema.
Në fund të takimit, kryeministri theksoi se “si Qeveri do të kemi prioritet promovimin, respektimin dhe garantimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtat e pakicave në vendimet dhe punën e tonë për çdo ditë e në çdo vendim, sepse ne jemi të përkushtuar që të drejtat e njeriut të avancojnë në shtetin tonë dhe respektimi i tyre të bëhet plotësisht”/arbresh.info/.

Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...