Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka dhënë detaje nga takimet që ka zhvilluar me senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Peter Welch, në margjina të Konvetentës Kombëtare Demokratike që po mbahet në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se dy senatorëve interesin dhe gatishmërinë e plotë që bashkarisht të punojnë në thellimin edhe më tej të marrëdhënieve me ShBA’në, që ka thënë se janë aleati e partneri kryesor i Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Me senatorët, Kurti tha se ka diskutuar për zgjedhjet në SHBA si dhe për procesin e dialogut.
“Biseduam dhe për zgjedhjet historike presidenciale në ShBA të cilat do të mbahen më 5 nëntor dhe gjallërinë e vlerat e rrënjosura të demokracisë së fuqishme amerikane, mbi zhvillimet në vend e rajon, si dhe për rëndësinë e zbatimit në plotni të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Ohrit, dhe pranimit e nënshkrimit të saj nga ana e Serbisë, e cila po e refuzon dhe shkel në vazhdimësi marrëveshjen”, ka shkruar Kurti.
Shefi i Qeverisë mes të tjerash ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara që të bëjnë trysni mbi Beogradin zyrtar që kryekrimineli Milan Radojçiq t’u dorëzohet autoriteteve të Kosovës.
“Tash kur po bëhen 11 muaj të vrasjes së rreshterit tonë policor Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit, ka ardhur koha e fundit që përgjegjësit të dalin para drejtësisë dhe kryekrimineli Millan Radojçiq t’i dorëzohet autoriteteve të Kosovës dhe për këtë kërkova që ShBA-të të bëjnë trysni mbi Beogradin zyrtar”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info/
Grabitje në një argjendari në Prishtinë
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave