Gjeopolitika kombëtare dhe sjellja e hapave të domosdoshëm shtetërorë ishin tema e bisedës së takimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me diplomatin nga Shqipëria, Shaban Murati.
Kryeministri shprehu kënaqësinë për takimin, që siç tha ai, zbulon rezonanca mendimi aq prospektive pas aktivitetit e përvojës së gjatë diplomatike të z. Murati, me mendimin politikan që mban posti i Kryeministrit.
Në udhë të ndryshme, në metoda të ndryshme analitike ne kuptuam koherencën e plotë në qëndrime kur pikënisja është e qartë: shteti në funksion të kombit, tha kryeministri.
Shaban Murati ka qenë ish-drejtues i Akademisë Diplomatike të Republikës së Shqipërisë. Ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Suedi, Norvegji, Finlandë dhe Islandë.
Ai është autor i shumë librave dhe analizave për çështjet e Ballkanit, të diplomacisë, të marrëdhënieve ndërkombëtare, të kulturës dhe artit./arbresh.info/
Ra nga ballkoni, vdes 20-vjeçarja shqiptare në Itali
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim