Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, ka njoftuar se sot ka realizuar një urdhër kontroll në një lokacion në lagjen ‘’Bajram Bahtiri’’ në Prishtinë.
Kontrolli është kryer në kuadër të hetimeve që lidhen me rastin e ndodhur me 01 Shtator 2024, në lagjen ‘’Aktash’’ në Prishtinë, ku si pasojë e një incidenti të armatosur kishte mbetur i vrarë një person.
Gjatë bastisjes, është arrestuar një person për veprën penale Vrasjes së rëndë në tentativë sipas nenit 173 lidhur me nenin 28 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 të KPRK-së.
Poashtu, gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e tipit pistoletë, për të cilën dyshohet se mund të jetë përdorur në kryerjen e veprës penale.
Hetimet janë duke vazhduar në koordinim të plotë ndërmjet Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës, për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Të dielën e 1 shtatorit 2024, u shkëmbyen breshëri plumbash mes dy grupeve, Sekiraqa dhe Capat, dhe si pasojë mbeti i vrarë një person dhe pesë të tjerë u plagosën.
Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi kishte konfirmuar atë kohë për Gazetën Online Reporteri.net se dy familjet kishin qenë të përfshira edhe në një konflikt tjetër në mars 2024, ku një person atë kohë kishte mbetur i plagosur, anëtar i familjes së Capave./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...
FSK stërvitje ushtarake në Koliq dhe Badovc fundjavën tjetër...
Berlini dërgon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dr...
Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar – ...
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaç...
Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të pa...