KFOR-i ka njoftuar se ushtarët e kontigjentit turk kanë kryer sot patrullime sigurie përgjatë vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas njoftimit, ushtarët turq po kryejnë patrullime si natën ashtu edhe ditën gjatë kësaj vije kufitare, shkruan Arbresh.info.
Ndër të tjera, KFOR-i theksoi se janë të fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit për të ofruar një mjesdis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet.
“Ushtarët turq të dislokuar në Kosovë si pjesë e KFOR-it kryejnë një patrullë sigurie përgjatë vijës kufitare administrative. Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime ditore gjatë ditës dhe natës përgjatë vijës administrative.”, thuhet në njoftim.
“#KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në #Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën