Deputetja britanike, Alicia Kearns, i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, rreth deklarimeve të bëra për BBC.
Kearns me anë të një postimi në “X” tha se mohimi është një sulm i qëllimshëm dhe i kalkuluar ndaj të mbijetuarve, shkruan Arbresh.info.
“Mohimi është një sulm i qëllimshëm dhe i llogaritur ndaj të mbijetuarve. Është një armë që kërkon të lëndojë njerëzit dhe institucionet që kanë dalë nga hiri i luftës”, ka shkruar Kearns.
“Mohimi është vazhdimësi e krimeve – ajo që fillon me dhunë dhe vrasje vazhdon përmes falsifikimit të historisë”, theksoi ajo.
Ndërkaq Vuçiq, në intervistë derisa u pyet rreth zhvillimeve gjatë viteve të 90-ta, ai deklaroi se s’pajtohet për atë se kush ka qenë fajtor dhe përgjegjës për të gjitha gjërat e këqija që kanë ndodhur.
“Nuk pajtohem se kush ishte fajtor dhe kush ishte përgjegjës”, ishte shprehur Vuçiq./Arbresh.info/
Denial is a deliberate and calculated attack on survivors. It is a weapon that seeks to hurt the people and institutions that have grown out of the ashes of war.
Denial is a continuation of the crimes themselves – what begins with violence and killing is continued through the… https://t.co/8XMQtNKmY5
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) November 26, 2024
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje