Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, gjatë ditës priti në takim Ambasadorin e Italisë në vend, Antonello De Riu, me të cilin biseduan rreth zhvillimit të sektorit të bujqësisë dhe për mundësitë e bashkëpunimit të të dyja vendeve në të ardhmen.
Ministri Faton Peci e falënderoi Ambasadorin De Riu për bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe e njoftoi për zhvillimet ne sektorin e bujqësisë dhe projektet zhvillimore për këtë vit.
“Me ambasadorin De Riu trajtuam mundësitë e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë duke mundësuar kështu shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës italiane. Gjithashtu trajtuam mundësinë e pjesëmarrjes së afaristëve kosovarë në panaire bujqësore në Itali në mënyrë që të krijojmë ura bashkëpunimi me bazë industrinë agro-ushqimit. Mundësitë e rritjes së kapaciteteve janë të shumta pikërisht kur ka vullnet për bashkëpunim. Miqësinë mes dy vendeve do ta forcojmë edhe më tej përmes projekteve zhvillimore, në avancim të sektorit duke u bazuar në potencialin serioz që Kosova ka në përmirësim të bilancit tregtar përmes bujqësisë”, shtoi ministri Peci.
Në anën tjetër, Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu e falënderoi Ministrin për pritjen dhe njëkohësisht e konfirmoi gatishmërinë për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme për avancim, ngritje të kapaciteteve dhe zhvillim të sektorit të bujqësisë në Kosovë./arbresh.info/
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër