Forca e Sigurisë së Kosovës nesër, në kuadër të ushtrimit “Defender Europe 25”, përmes skenarëve do të shfaqë gatishmërinë operacionale dhe shkallën e ndërveprueshmërisë luftarake me vendet partnere dhe të rajonit, përfshirë ShBA-në, Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.
Sipas njoftimit, ushtrimi do të mbahet në orën 13:00, në Poligonin e Stërvitjes në Babaj të Bokës, në Gjakovë.
“Të pranishëm në DV Day do të jenë udhëheqësit më të lartë të Republikës së Kosovës, mysafir të ftuar nga vendet e NATO-s dhe partnere, ambasadorë, oficerë të lartë të FSK-së dhe shteteve pjesëmarrëse në ushtrim”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga FSK./Arbresh.info/
Kurti: Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës kanë dëshmi d...
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri