Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci aktualisht është duke u intervistuar lidhur me dyshimet për fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës, Arbnora Luta.
Nga kjo Prokurori konfirmuan gjatë ditës se bastisjet po kryhen në katër lokacione, mbi dyshimet për fabrikën për mbetje shtazore.
Ndërkaq, prokurori i rastit, Admir Shala, në një deklaratë për mediat ka thënë shkurt se Prokuroria Speciale ka nisur hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.
Siç ka thënë ai bastisje po kryhen në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë, Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari dhe në lokacionin e kompanisë përfituese të kontratës./Arbresh.info/
Konfiskohet djathë pa dokumente në Leposaviq
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...
Pas shembjes së dheut në një rrugë të Prishtinës, intervisto...
Gjenden armë e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin P...
Gjendet mjet i pashpërthyer në një fushë në Rahovec
KRU Prishtina do të ndërhyrjë në disa zona të kryeqytetit, p...