Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veri, Veton Elshani, tha se gjatë operacionit policor në Bankën Postare të Kursimeve dhe 5 filiale e saj në katër komunat veriore të Kosovës, janë intervistuar gjashtë persona.
Elshani tha se ky operacion është kryer me urdhër të prokurorit dhe nën dyshimin për aktivitete kriminale.
Elshani po ashtu tha se pas operacionit, këto lokacione dyshohen edhe ëpr shpëlarje të parasë.
“Nuk ka pas diçka problem me theksu, kemi pas dyshime për aktivitete kriminale që po ndodhin në këto objekte, kemi shku me urdhëresë të prokurorit dhe ATK-së në mënyrë që të shihet a është biznesi i regjistruar, kemi dyshim se kemi të bëjmë edhe me shpërlarje parash”, tha Elshani në emisionin “indo-Nata”.
Ai shtoi se janë bastisur tri lokacione në Mitrovicë të veriu, një në Zveçan një në Zubin Potok dhe një në Leposaviq.
“I kemi intervistuar 6 persona dhe janë liruar”, tha Elshani.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?