Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli është shprehur i shqetësuar nga niveli që ka arritur debati për fenë.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se diskutimet në stuidot televizive lidhur me fenë dhe konvertimet ka kaluar çdo kufi të mirësjelljes kultures dhe respektit ndaj të tjerëve, shkruan Arbresh.info.
“Pa dashur të minimizoj të drejtën e çdokujt për shprehjen dhe mendimin e vet, ajo që po diskutohet kohët e fundit në studiot televizive lidhur me fenë dhe konvertimet ka kaluar çdo kufi të mirësjelljes kultures dhe respektit ndaj të tjerëve.”, ka shkruar ai.
Tutje, Pacolli ka shtuar se Feja është e lirë dhe e garantuar me Kushtetutë, dhe konvertimi është e drejtë e çdo individi.
“Por askush nuk ka të drejtë të ofendojë fenë te ciles i ka shërbyar deri dje, se ajo mbetet edhe më tutje feja e të tjerëve.”, u shpreh ai.
“Është patetike të thuhet se dikush konvertohet sepse Perëndimi nuk po na pranon si muslimanë!!! Kjo është e padrejtë.”, ka shkruar Pacolli.
Kreu i AKR-së u shpreh se është praktikues i fesë myslimane dhe se asnjëherë feja nuk i ka penguar në integrimin dhe bashkëjetesën me popullatat me besime të ndryshme.
“Si mysliman praktikues (familja ime mirëmban për 30 vite Xhaminë në Lugano), dhe asnjëherë as mua dhe as familjes time të gjerë nuk na ka penguar feja jonë në integrimin dhe bashkëjetesën me popullatat me besime të ndryshme.”, ka shkruar Pacolli.
“Ju lutem, ndaloni këto debate përçarëse që janë bërë të neveritshme. Le ta duan secili fenë e vet dhe mënyrën që ka zgjedhur për të bashkëjetuar me te por mos te ofendon fenë e të tjerëve!!!”, apeloi ai./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve