Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Gjilan ka rënë në 381 nga 501 sa ishte para një javë.
Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, në mbledhjen e mbajtur të Komitetit komunal për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Në emër të Komitetit, Ismajli u ka bërë apel qytetarëve që t’iu përmbahen rregullave të institucioneve shëndetësore si mënyra e vetme e parandalimit të përhapjes së virusit, e që janë bartja e maskave, mbajtja e distancës, mos grumbullimi e higjiena personale.
Gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: Nga 6676 të testuar, 2594 kanë rezultuar pozitivë, 2139 janë shëruar, 74 qytetarë e kanë humbur betejën me #COVID19, 381 raste janë aktive, 105 pacientë janë në hospitalizim, ndërsa të konfirmuar me COVID-19 janë 74.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...