354 rekrutë kanë filluar trajnimin intensiv të Stërvitjes Ushtarake Bazë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj.
Sipas njoftimti të FSK-së, ky trajnim është një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të të rinjve në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke ofruar njohuri dhe aftësi të nevojshme për t’u bërë ushtarë të aftë dhe të përkushtuar, shkruan Arbresh.info.
Gjatë këtij trajnimi, rekrutët do të trajnohen dhe përgatiten për t’u bërë ushtarë të FSK-së, ku ushtrimet përfshijnë zhvillimin e aftësive fizike, njohuritë bazë ushtarake dhe disiplinën, për t’u përgatitur për sfidat e mëtejshme që i presin në karrierën e tyre ushtarake.
“Kjo është faza e fundit e testimit para se ata të jenë pjesë e FSK-së, rekrutëve të rinj iu dëshirojmë sukses në misionin e tyre të shenjtë dhe detyrat që i presin në të ardhmen, për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e vendit”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info/
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...