Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka kujtuar grevën më të madhe të punëtorëve të Kosovës 35 vjet më parë.
Kurti tha se kjo grevë i kishte dy kërkesa: kthimin e punëtorëve shqiptarë të larguar nga puna në kundërshtim me konventat ndërkombëtare; si dhe mospengiminin e punës së Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës, transmeton Arbresh.info.
Tutje kryeministri në detyrë shtoi se greva erdhi dy muaj pas Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990, ditën e fillimit të vitit të ri shkollor dhe katër ditë para shpalljes së Kushtetutës së Republikës së Kosovës në Kaçanik.
“Gjatë atij viti, autoritetet e institucioneve të sigurisë së Serbisë, i kishin helmuar mbi 7000 nxënës në Kosovë. Po atë vit regjimi i Serbisë e zvogëloi numrin e nxënësve shqiptarë në shkolla, duke hapur vende për vetëm një të tretën e tyre. 15,000 punëtorë shqiptarë ishin përjashtuar nga puna kurse edhe mbi 100,000 të tjerë do të përjashtoheshin në muajt në vijim. Gjatë vitit pasues edhe 130,000 punëtorë shqiptarë të tjerë që punonin në sektorin publik, do të përjashtoheshin nga puna”, ka shkruar Kurti në Facebook.
“Në korrik të vitit 1990, Serbia e kishte miratuar “Ligjin e marrëdhënieve të punës në rrethana të posaçme”, i cili parashihte që drejtori dhe zyrtari i lartë i organizatave apo ndërmarrjeve, mund të shqiptonte masa disiplinore ndaj punëtorëve pa përfillur procedura apo komisione deri edhe në largimin e tyre nga vendi i punës”, tha Kurti.
Greva e 3 shtatorit 1990, Kurti tha se ishte një nga aksionet më masive qytetare dhe nga aktet politike më të kulluara të rezistencës së shqiptarëve të Kosovës, ndaj regjimit të apartheidit, të instaluar nga Serbia në Kosovë, që kulmoi në pranverën e vitit 1999, me aktet gjenocidale të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë. /Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...