“35 mijë euro shpërblim kush e vret Kurtin”, ky është kërcënimi që alarmoi Kryeministrin

22:32 | 27 Tetor 2021
F.T

Sonte, e mërkurë, është kërcënuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pas kërcenimit forca të shtuara të policisë janë parë para shtëpisë së tij. Kërcënimin e konfirmoi edhe zëdhënësi për media i qeverisë, Përparim Kryeziu.

Kërcënimi i kryeministrit iu bë në rrjetin social Facebook.

M.M. ka shkruar në grupin “Shes Blej Gjithçka” se do t’i jepte 35 mijë euro shpërblim atij që e vret Kurtin.

“35000 euro shpërblim kush e vret Albin Kurtin ika ket mashtrus dhe zhvats i shteyit ket matrapaz dhe ordiner ket tposhter dhe tpaftyr ket hajn dhe kriminel”, thuhet në postimin e tij.

Arsyeja e këtij kërcënimi është rritja e çmimeve të produkteve esenciale.

Kujtojmë, se zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka konfirmuar lajmin për media.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, ka thënë ai. /arbresh.info/

Lexo edhe: 

PAMJE/ Forca të shumta të sigurisë para shtëpisë së kryeministrit Kurti pas kërcënimit

Shpërndaje në rrjete sociale