Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do të shkojë për t’u intervistuar në Prokurorinë Speciale.
Kjo pasi nesër, në orën 10:00 bashë me ministren e Arsimit, Arbëerie Nagavci do të shkojë në vendosjen e gurthemelit të një çerdheje në Gjilan, shkruan Arbresh.info.
Kështu bën të ditur MASHTI në një njoftim për media.
Koha në të cilën ëedhtë kjo ngjarje përkon me kohën kur Gjykata e urdhëroi të intervistohet në Prokurorinë Speciale.
“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, me Urdhër të gjykatës të datës 21.02.2025 ka obliguar dëshmitarin A.K., që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 28.02.2025, përmes emalit ka pranuar përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit, lidhur me Urdhrin e lartë-theksuar të gjykatës”, ka thënë Gashi./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Kurti i kërkon Gjykatës ta obligojë Prokurorinë Speciale që dëshminë t’ia marrë në zyrë
Lumi Lushta del nga shtrati në Vaganicë, vështirësohet qarku...
Ten Hag emërohet Drejtor Teknik i Twentes
Lëshohet për qarkullim rruga Drenas-Komoran
Numërohen mbi 50% të votave të personave me nevoja të veçant...
Numërohen mbi 90% të votave me kusht, kjo është renditja
Ministri Vengu: Janë evakuuar mbi 100 banorë, strehime në Ko...