Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se deri më tani janë intervistuar shumica prej 43 kryesuesve të Qendrave Komunale të Numërimit në pesë komuna të rajonit të Mitrovicës, për manipulim votash në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, i cili tha se 34 prej tyre janë ndaluar për 48-orë.
Preteni tha po ashtu se të njëjtit dyshohen për veprën penale “Falsifikimi i votave”.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë kishte njoftuar se ka urdhëruar hetuesit që të intervistojnë 43 kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit në Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
“Referët duhet të tregojnë përgjegjësi dhe profesionalizëm” ...
NATO: Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet sërish
Spektakël pas pjesës së parë në Camp Nou, pesë gola të shënu...
Ndërpritet furnizimi me gaz i Irakut nga Irani pas sulmeve
Apeli ul dënimin për të akuzuarin për krime lufte nga 15 në ...
E dhimbshme: Vdes në moshë të re ish-zëdhënësja e FC Dritës