Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës nga 6 deri më 14 tetor 2025, në rajonin e Prishtinës janë shqiptuar gjithsej 316 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, ndërsa janë konfiskuar edhe 15 patentë-shoferë.
Kontrollet janë realizuar nga Njësiti i Trafikut Rajonal dhe Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, në kuadër të angazhimeve të intensifikuara për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e disiplinës në komunikacion.
Sipas njoftimit, ndër kundërvajtjet më të shpeshta janë evidentuar rastet e vozitjes me automjete të paregjistruara, që kanë rezultuar me 72 gjoba të shqiptuara. Po ashtu, janë ndëshkuar 31 shoferë për përdorimin e xhamave të errët të paautorizuar dhe 13 të tjerë për përdorim të telefonit gjatë vozitjes.
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut.
“Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për një mjedis më të sigurt rrugor. Angazhimet e Policisë së Rajonit të Prishtinës për sigurinë dhe disiplinën në trafik do të vazhdojnë në mënyrë të pandërprerë në të gjitha rrugët e kryeqytetit dhe rajonit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Haradinaj mbështet veprimet e SHBA ndaj Iran: Liria për popu...
Izraeli pretendon se ka eliminuar shefin e Gardës Revolucion...
Irani sulmon me raketa edhe në Siri, katër të vrarë
Arlind Ajeti shënon sërish në Turqi
PDK mbledh kryesinë për të diskutuar për presidentin
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...