30 pjesëtarë të mediave kosovare bllokohen në një kafene në Zveçan

18:07 | 29 Maj 2023
E.H

Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka njoftuar se 30 gazetare, kameramanë dhe punëtorë të tjerë të mediave janë bllokuar në Zveçan.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kusari ka bërë të ditur se ekipet e mediave janë bllokuar në një kafiteri që është afër vendit ku po mbahet protesta.

“Bisedova me shumë gazetarë dhe më treguan që rreth 30 gazetarë, kameramanë dhe punëtorë të tjerë të mediave janë të bllokuar në Zveçan në një kafiteri, shumë afër vendit ku protestuesit po hedhin mjete të ndryshme shpërthyese”, ka shkruar Kusari.