Komisioni Ndërministror për Investime Strategjike mbajti sot mbledhjen e dytë me radhë, ku u diskutua për kërkesat e disa investitorëve strategjikë për të investuar në Kosovë, si dhe për çështje të tjera, që ndërlidhen me ligjin për investime strategjike.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, në cilësinë e kryesuesit të këtij komisioni, theksoi se prioritet i ministrisë që ai e drejton është shqyrtimi i të gjitha kërkesave për investime strategjike në Kosovë, njofton MTI, raporton arbresh.info.
Po ashtu, ministri Krasniqi i njoftoi anëtarët e këtij komisioni se deri më tani janë paraqitur 30 aplikues për të marrë statusin e investitorit strategjik në Kosovë.
Sipas ministrit Krasniqi, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të jetë në shërbim të të gjithë investitorëve duke iu krijuar kushte dhe lehtësira për të investuar kapitalin e tyre në vendin tonë.
Në takim u shqyrtua edhe rekomandimi i Komisionit Operacional për subjektin “Kosmote Foods” për të cilin do të kërkohet interpretim nga Zyra Ligjore e Kryeministrisë dhe pastaj të vendoset për aprovimin e kërkesës për investim strategjik.
Po ashtu, të pranishmit u njoftuan edhe për ecurinë e punës së Grupit Operacional për shqyrtimin dhe vlerësimin e dosjes së aplikimit për subjektin “Unitas Energy”, ku u bë e ditur se lënda është në fazën e pritjes.
Gjithashtu, në takim u vendos për formimin e dy grupeve të reja operacionale, që do t`i shqyrtojnë kërkesat e dy investitorëve të tjerë strategjikë: “MOXIKO-LUMA KOSOVO LLC” dhe “HILL ROME LTD.
Në fund të këtij takimi u theksua nevoja për ndryshime në Ligjin për Investime të Huaja, për shkak të rrezikut nga paditë e mundshme në arbitrazh, ku u shfaq brengosja se Kosova po i humbë milionat nga këto padi./arbresh.info/
Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese për presidentin
Seanca për amandamentet për Presidentin pritet të thirret pa...
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit