Zemaj kërkon që Vitia të raportojë para deputetëve, situata epidemiologjike jashtë kontrollit

10:34 | 14 Shtator 2021
A Z

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale është mbledhur sot për situatën epidemiologjike në vend.

Kryesuesi i komisionit për shëndetësi Armend Zemaj, tha se Qeveria e Kosovës dhe ministri i shëndetësisë kanë dështuar total në situatën epidemiologjike.

Ai kërkoi nga deputetët që ta ftojnë ministrin e Shëndetësisë që të raportojë në Kuvend për situatën epidemiologjike në Kosovë.

“Numri i të vdekurave ka kaluar me shume se 300, komisioni për shëndetësi i është dashur që moti të mblidhet, injorimi ka qene i vazhdueshëm nga Ministri i Shëndetësisë. Qeveria e Kosovës dhe ministri i shëndetësisë kanë dështuar total në situatën epidemiologjike. Ministri e ka për obligim moral të vij të tregoj se pse ka ardhur deri këtu gjendja. Shpreh kritikë për deputetët e pozitës që në këtë situatë nuk po u dëgjohet zëri”. Kosova renditet në shtetet që nuk është në kontroll me pandeminë. Ne kemi pasur çdo dit humbje ekstreme të jetës së qytetarëve tanë, ne aspektin moral ju prekin të gjithëve, për dy jave me i humb 300 jetë duhet te ketë edhe përgjegjësi”, tha Zemaj./arbresh.info/

 

Të ngjashme