Organizohet marsh në 3 vjetorin e vdekjes se Astrit Deharit, Prokuroria Speciale nuk tregon nëse ka nisur hetime për këtë rast
Të martën mbushen plot tri vjet që kur Astrit Dehari vdiq.
Ish aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje u gjet i vdekur pasditen e 5 nëntorit të viti 2016, brenda qelisë ku po qëndronte në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Ai vdiq në rrethana misterioze që ende pas tërë kësaj periudhe kohore nuk janë sqaruar.
Ndërkohë, në kujtim të tij dhe në kërkim të drejtësisë me 5 nëntor do të organizohen një mori aktivitetesh.
Gjithë këtë organizim po e bëjnë Lëvizja Vetëvendosje në bashkëpunim me disa organizata joqeveritare.
E në këtë marsh do të kërkohet marrja e disa veprimeve.
Kreshnik Ahmeti, Anëtar i Kryesisë:
Bartja e rastit nga Prokuroria Themelore e Prizrenit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës; Shkarkimi dhe hetimi i të gjithë personave përgjegjës në gjithë zinxhirin institucional nga Qeveria, Policia, Drejtoria e Burgjeve, Prokuroria dhe Departamenti i Mjekësisë Ligjore…
Ndërkohë, Lënda e Astrit Deharit që ishte në Prokurorinë e Prizrenit, tashmë i ka kaluar Prokurorisë Speciale.
E gjithë kjo, pas ekspertizës që është bër në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Llozanë të Zvicrës.
Raporti përfundimtar që u publikua disa ditë më parë lë të hapur mundësin që Astrit Dehari, është vrarë.
Tani me rastin është ngarkuar ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Afrim Shefiku. /T7
100 kadetë të rinj korrektues i shtohen SHKK-së
Suspendohet zyrtari korrektues në Dubravë, dyshohet për plag...
Presidenti iranian bisedë telefonike me Erdogan, mohon se ka...
Osmani pret ambasadorin britanik, diskutohet për zhvillimet ...
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...