Sindikata e Policisë së Kosovës është anëtarja më e re e Këshillit Evropian të Sindikatave Policore (CESP).
Pranimi I sindikatës së policisë është bërë gjatë kongresit të mbajtur në Romë të Italisë.
“Të gjithë përfaqësuesit e shteteve anëtare të Evropës si dhe shtetet që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës si Spanja, Greqia dhe Qipro votuan unanimisht për pranimin e Sindikatës së Policisë së Kosovës si anëtare me të drejta të barabarta në CESP”, thuhet në njoftimin e sindikatës kosovare të policisë.
“Pranimi i Sindikatës së Policisë së Kosovës në familjen e sindikatave Evropiane është arritje e madhe për Policinë e Kosovës për garantimin e të drejtave social-ekonomike dhe ligjore”.
Kryesia e Sindikatës së Policisë së Kosovës, e drejtuar nga kryetari Imer Zeqiri ka qëndruar në Romë që është mbajtur më 16 maj.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...