Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se rruga Gërlicë e Epërme-Shtërpcë-Brezovicë do të mbyllet për qarkullim.
Sipas njoftimit, kjo rrugë do të mbyllet të hënën nga ora 14:00-20:00 dhe të martën nga ora 08:00-20:00.
Në këtë rrugë, ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojnë punimet për projektin “Rehabilitimi i rrugës regjionale R210 Gërlicë e Epërme-Shtërpcë-Brezovicë lot 1”, në përfundimin e shtresës qarkulluese që ka mbetë në këtë segment nga ura në fshatin Firajë, deri të fshati Gërlicë e Epërme.
Ky segment rrugor, sipas njoftimit të ministrisë do të jetë i pa qarkullueshëm për pjesëmarrësit në trafik për shkak të punimit të shtresës së re qarkulluese e që punohet në gjerësi ekzistuese 6 metra dhe gjatësi 5 mijë metra./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit