Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, thotë se në aksionin “Brezovica 3” janë sekuestruar dokumentacione gjatë kontrollit në komunën paralele të Shtërpcës që ndërlidhen me ish-kreytarin e kësaj komune, Bratislav Nikolliq, i cili u arrestua gjatë aksionit të parë në fund të vitit të kaluar.
Jashari pas përfundimit të aksionit tha se nga këto dokumentacione pritet që të gjejnë ndërlidhjen e të arrestuarve me persona të tjerë.
“Operacioni është zhvilluar në kuadër të aksionit “Brezovica 3”. Aksioni ka përfunduar dhe dy persona janë ndaluar dhe gjashtë të tjerë janë marrë për intervistim. Gjatë zbatimit të urdhrave kemi gjetur dokumentacione që ndërlidhen me rastet e Brezovicës pasi njëri nga të arrestuarit ish-kryetari i komunës, Bratislav Nikolliq është edhe kryetar i strukturave paralele të kësaj komune.”, tha Jashari në një prononcim për media./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër