Projektligji që synon faljen e gjobave për shkelësit e masave të vendosura gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 është proceduar në Kuvend pa përkrahjen e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Shqyrtimi i këtij projektligji në mbledhjen e sotme të Komisionit për Shëndetësi përplasi pozitën me opozitën, në të cilën katër anëtarë votuan kundër këtij Projektligji, kurse tre ishin pro.
Derisa partia në pushtet e kundërshtoi këtë projektligj duke e konsideruar diskriminues, opozita e mbështeti atë.
Propozuesi i këtij projektligji, Nol Nushi adresoi kritika për Kuvendin e Kosovës për trajtimin me vonesë të kësaj iniciative ligjore.
“Projektligji është dorëzuar në qershor të vitit 2021. Këtë e kam si kritikë për vonesat e paarsyeshme të institucioneve në trajtimin e një projektligji që ka vetëm 5 faqe. Për ta trajtuar këtë projektligj ka pasur nevojë ka shumë është end po besoj nëpër procedura burokratike totalisht pa nevojë dhe është dekurajuese për qytetarët e Kosovës të cilët kanë propozime tjera për projektligje”, tha ai./arbresh.info/
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...
Kuba ndalon furnizimin e avionëve me karburant, thellohet kr...
Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
Vdes Qerim Gashi, babai i ish-shefit të AKI-së