Është pezulluar nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Standardizim, Betim Reqica.
Kjo u bë e ditur në web faqen e Ministrisë së Industrisë Ndërmarrësise dhe Tregtisë.
Në vendim thuhet se kjo është bërë më kërkesë të Ministres Rozeta Hajdari, raporton arbresh.info
“Me kërkesë të parashtruar nga Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, është iniciuar procedura disiplinore nga Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë ndaj Drejtorit të Përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Standardizim. Duke reflektuar në këtë kërkesë, më 21.12.2021, Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë nxjerri Vendim për pezullimin nga detyra, Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kosovare për Standardizim”./arbresh.info/

Enver Hasani: Është puç, s’ka procedurë pa 80 deputetë të pr...
Kancelari gjerman: SHBA po mposhtet nga Irani në tryezën e b...
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...