Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrërmë është arrestuar një person në Pejë, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, raporton arbresh.info
Ndërsa, i dyshuari ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe me pas është liruar për në shtëpi. I dyshuari ka rezultuar se është në ndikim të alkoolit me 0.84 promil. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot
E mërkura sjell mot të paqëndrueshëm, reshje shiu e bore në ...