Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka deklaruar se e ka shkarkuar këshilltarin e tij politik, Enis Osmani, i cili para një muaji u dënua për vjedhje të votave në zgjedhjet e vitit 2019.
Pas mbledhjes së Qeverisë, i pyetur nga gazetarët, ministri Peci shkurtimisht deklaroi se Osmani do të largohet nga ajo pozitë nga muaji mars. “Krejt çka mund të them është se personi në fjalë s’do të jetë pjesë e kabinetit nga muaji i ardhshëm.”, ka thënë shkurt Peci.
Enis Osmani është dënuar me 1 mijë e 500 euro gjobë muajin e kaluar për akuzën se keqpërdoroi me vota të deputetëve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019 në Mitrovicë. /arbresh.info/
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...