Ish-diplomati kosovar, Lulzim Peci, e ka konsideruar si goditje të identitetit kobmëtar ndryshimin e udhëzimit administrativ për mundësimin e shamive në shkolla.
Peci, me anë të një postimi në ‘Facebook’, e ka parë iniciativën për lejimin e shamisë në shkolla si “anti-perëndimore”, teksa ka thënë se një gjë e tillë do t’i shkonte për shtati Serbisë.
“Shpresoj se Qeveria e Kosoves nuk do te beje nje gabim madhor duke e ndryshuar udhezimin administrativ qe ndalon bartjen e uniformes fetare – shamise ne shkolla, pasi me kete karakteri sekular i vendit tone do te goditet ne themel, e me kete edhe shtylla mbajtese e identitetit shqiptar ne vendin tone”, ka shkruar ai.
“Me kete agjende, do i plotesohen te gjitha deshirat Serbise dhe armiqeve te tjere te Kosoves, ashtu si ju jane plotesuar deshirat e Rusise ndaj Cecenise, qe nga nje popull me nacionalizem sekular, kur ishin nen udheheqjen e gjeneralit Dudajev, dhe pothuajse e kishin pavaresine ne dore, u shnderruan ne vasal te ndyte te Rusise nen udheheqjen e radikalit islamik Kadyrovit, qe bashkjeton me ortodoksine ruse, dhe lufton kunder Ukraines pro-perendimore”, ka thënë ndër të tjera ish-diplomati kosovar.
Së fundmi ka filluar një iniciativë “#ndryshojeni_ua_për_shaminë” në ‘Facebook’, e cila kërkon ndryshimin e Udhëzimit Administrativ që ndalon bartjen e shamisë nëpër institucionet shkollore./arbresh.info/
Edi Rama në takim me Papa Leonin XIV, një hap i rëndësishëm ...
Miratohet Buxheti i Prishtinës
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...