Ndonëse kanë kaluar më shumë se 30 minuta që kur do të duhej të fillonte seanca e parë e Kuvendit të Kosovës e sesionit vjeshtor, duket se deputet ende nuk kanë ardhur në Kuvend.
Kjo seance në të cilën janë paraparë të diskutohen një serë pikash të grumbulluara ende nuk ka filluar ani pse ishte paraparë të fillonte në ora 10:00, raporton arbresh.info
Në vazhdim të seancës plenare në rend dite do të jetë ndër të tjera edhe votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së dhe votimi në parim i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike-COVID-19.
E pas kësaj pritet të filloj një seancë e re ku kryeministri Avdullah Hoti, i cili do të raportojë për dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa ministri i Arsimit, Ramë Likaj do të jetë në interpelancë në lidhje me përgatitjet për fillimin e vitit shkollor në kushte të pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/986143798464148
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...