Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka njoftuar për fillimin e takimit të nivelit të lartë në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq.
Borrell ka publikuar fotografi me dy liderët, duke thënë se pas tensioneve të fundit në veri ka ardhur koha që të ecet përpara drejt normalizimit të plotë.
“Sot në mëngjes po e fillojmë takimin e Dialogut të nivelit të lartë Beograd-Prishtinë. Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë treguar sërish se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë. Unë pres që të dy udhëheqësit të jenë të hapur dhe fleksibël për të gjetur gjuhën e përbashkët”, ka shkruar Borrell në Twitter./arbresh.info/

Premtuan shërim jashtë shtetit: Policia arreston dy persona ...
U vetëplagos me armën e burrit dhe vdiq në sallën e operimit...
Gjilan: I mituri godet babanë me sëpatë, dërgohet në gjendje...
Mbi 40 të shoqëruar në polici pas protestës në Tiranë, ndër ...
DASH: Presim të bashkëpunojmë me Qeverinë e re të Kosovës
Sot rivarroset dëshmori Agron Gjocaj