Nga KRU “Gjakova” tregojnë se a është i pijshëm uji pas vërshimeve

11:24 | 14 Janar 2021

Drejtues të KRU “Gjakova” kanë mbajtur sot një konferencë për medie lidhur me cilësinë e ujit pas vërshimeve.

Ata kanë treguar se përkundër vërshimeve, uji në këtë komunë është i cilësisë së lartë.

Zëdhënësja e KRU “Gjakova”, Dafina Syla- Dina, tha që uji edhe pas vërshimeve është në cilësinë e duhur.

“Siguroj te gjithë konsumatorët që uji është i cilësisë së lartë dhe është në nivel të duhur”, tha Dina.

Tutje, ajo tha se sa i përket të gjithë zonës që furnizohet nga uji i Radoniqit, uji konsumohet dhe është në gjendje të rregullt.

“Ritheksoj që këto komuna janë shumë me fat që e konsumojnë këtë ujë” u shpreh Dina.

Problemi i vetëm sipas saj është me kanalizimet sidomos gjatë vërshimeve.

Lajmet më të lexuara