Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar bizneset se do të ketë gjobë prej një deri në tre mijë euro për lokalet që lejojnë pirjen e duhanit brenda.
Sipas njoftimit, muajin e parë gjobat kanë qenë minimale, me qëllim që të nxisin bashkëpunim të ndërsjellë pa i ngarkuar bizneset.
Tutje, MSh thotë se deri më tani janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 328 gjoba.
Lexoni më poshtë postimin e plotë:
MOS PI DUHAN, MERR FRYMË LIRSHËM
Po vazhdon pa kompromis zbatimi i Ligjit për Kontroll të Duhanit, në të gjithë territorin e Republikës, ku nga janari deri me datë 14.03.2024 janë shqiptuar gjithsej 1328 gjoba.
Muajin e parë të vitit gjobat kanë qenë minimale, me qëllim që të nxisim bashkëpunim të ndërsjellë pa i ngarkuar bizneset, ndërsa tash e tutje gjobat për ata që thyejnë ligjin do të jenë maksimale, prej 1000 deri në 3000 euro.
Duhani vret më shumë se 8 milionë njerëz çdo vit në botë, duke përfshirë rreth 1.3 milionë jo-duhanpirës të cilët janë të ekspozuar ndaj tymit të dorës së dytë;
Në çdo 6.5 sekonda një njeri vdes në botë nga pasojat e duhanpirjes;
Duhani vret gjysmën e përdoruesve të tij. Është shkaktari i dytë i vdekjeve në botë;
Pirja e duhanit vlerësohet se shkakton: 67% të gjitha vdekjeve nga kanceri i mushkërive; 34% të vdekjeve nga sëmundjet kronike të frymëmarrjes dhe 8% të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare./Arbresh.info/
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...