Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv.
Rizvanolli përmes një postimi në Facebook shkruan se, energjia dhe teknologjia e informacionit ishin temat kyçe.
Sipas saj përmes këtyre sektorëve do të forcohen marrëdhëniet ekonomike në mes të dyja shteteve.
Postimi i plotë:
Ishte kënaqësi të presim në takim Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, shkelqësinë e saj Tammy Ziv, ku biseduam për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.
Izraeli është një ndër shtetet nga i cili Kosova ka shumëçka të mësojë në fushën e energjisë e TIK-ut.
Ambasadores i prezantova prioritetet e Ministria e Ekonomisë në fushën e Burimeve të Ripertritshme të Energjisë dhe punën tonë në zhvillimin e sektorit të TIK-ut dhe trajnimeve për zhvillimin e fuqisë punëtore në këtë sektor.
Jam mirënjohëse për mbështetjen e miqëve tanë të cilët gjithmonë janë pranë për të na ndihmuar në rrugën tone të zhvillimit./arbresh.info/
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...
KQZ-ja publikon shpenzimet e subjekteve politike për tremujo...
Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NAT...
Dhunë në familje në Malishevë, lëndohen dy policë gjatë arre...