Ministri Krasniqi merr vendim për publilimin e shpenzimeve javore dhe mujore të kabinetit

18:13 | 26 Mars 2021
A Z

Ministri i Pushteti Lokal, Elbert Krasniqi ka marr sot një vendim për shpenzimet javore the mujore të kabinetit të tij.

Nga tash e tutje shpenzimet e kabinetit të tij do të bëhen publike çdo të premte në ueb faqen e minsitrisë.

Postimi i plotë:

Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi merr vendim për publikimin e shpenzimeve javore dhe mujore të kabinetit ministrorPrishtinë, 26 mars 2021

Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, sot me datën 26 mars 2021, ka marrë vendim për publikimin e shpenzimeve javore dhe mujore të kabinetit ministror.Publikimi i shpenzimeve të kabinetit të ministrit do të bëhet çdo të premte dhe në ditën e fundit të çdo muaji.

Çdo shpenzim do të publikohet në ueb-faqe të ministrisë dhe faqet e rrjeteve sociale të kësaj ministrie. Ky vendim është në vazhdën e fillimit të reformave të ministrit për ruajtjen e parasë publike dhe zbatimin e politikave që rrisin transparencën, llogaridhënien dhe mirëqeverisjen në institucione publike.

Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi merr vendim për publikimin e shpenzimeve…

Posted by Ministria e Pushtetit Lokal/Ministarstvo lokalne samouprave on Friday, March 26, 2021

 

Të ngjashme