Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, priti në vizit profesorin e njohur amerikan Dr. David L. Phillips.
Ai përmes një postimi në Facebook shkruan se biseduan për zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, dhe të arriturat e deritashme, sfidat aktuale dhe me vizionin tim për të ardhmen.
Postimi i plotë i tij:
Sot pata nderin e veçantë të pres në vizitë, profesorin e njohur amerikan Dr. David L. Phillips, aktualisht Drejtor i Programit të Ndërtimit të Paqes dhe të Drejtave në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia në New York.
Me profesorin e nderuar diskutuam për zhvillimet e përgjithshme politike, mjedisin global dhe rajonal të sigurisë si dhe kërcënimet dhe rreziqet me të cilat sfidohet ky mjedis. Gjithashtu, njoftova profesorin për zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, të arriturat e deritashme, sfidat aktuale dhe me vizionin tim për të ardhmen. Nga ana e tij prof. Phillips, shprehu vlerësimin e lartë për vizionin dhe qëllimet e mia strategjike duke ofruar leksione të veçanta akademike nga përvoja e tij e madhe studimore dhe politike./arbresh.info/
Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë n...
Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist ...
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...