Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se të drejtat që i kanë qytetarët serbë në Kosovë, nuk i kanë asnjë pakicë në asnjë vend të botës, por as edhe në Kushtetutat e vendeve më të avancuara në vendet e Bashkimit Evropian (BE).
Sipas tij, të drejtat që u sigurohen në Kushtetutën e Kosovës pakicës serbe, nuk u sigurohen pakicave në Kushtetutën e Serbisë, raporton arbresh.info.
“Komuniteti serbë në Kosovë, është komuniteti më i mbrojtur dhe më i privilegjuar në Kushtetutën e Republikës. Dhe kjo është rezultat i marrëveshjes gjithëpërfshirëse të ish-presidentit finlandez, Marti Ahtisari, i cili udhëheqës i ekipit ndërkombëtar ndërmjetës. Të drejtat për pakica në Kushtetutën e Kosovës nuk i gjen në atë të Serbisë, por nuk i gjen as në shumë e shumë vende të tjera anë e mbanë botës, përfshirë këtu edhe Kushtetutat në vendet më të avancuara të Bashkimit Evropian”, tha Kurti në mbledhjen e qeverisë./arbresh.info/
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...