Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë ditës së sotme ka pasur sot një mbledhje virtuale me kryetarët e komunave të Kosovës.
Në këtë takim nuk kanë marrë pjesë të gjithë kryetarët e komunave, por ata që ishin pjesë e takimit kanë kundërshtuar planin për mbyllje i prezantuar nga Vitia.
Kështu tha për arbresh.info, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.
Ai tha se nuk është është pajtuar me masat e paralajmëruara nga ministri Vitia.
“Mund të them se ishim katër kryetarë dhe disa nënkryetarë të komunave. Ne i kemi gritur shqetësimet tona, nuk rekomandojmë mbyllje totale. Kam kërkuar që të respektohen masat aktuale me rigorozitet, të rritet numri i aktiviteteve inspektuese dhe të rritet përkushtimi i policisë, të rritet edhe përkrahja me barna esenciale sepse ka ngecje serioze me furnizim. Nuk është mirë të ketë kufizime sepse është koha e të mbjellave, edhe gastronomia është e lidhur me bujqësinë. Jo kufizime të reja sepse ekziston rreziku real i humbjeve më të mëdha”.
Ndërkaq, masat e propozuara deri më tani janë mbyllja e lokaleve të gastronomisë, qendrave tregtare, palestrave dhe shkollat, ndërkaq është bërë e ditur se kjo mbyllje do të mbëhet nga data 6 deri më 18 prill./arbresh.info/
LEXO EDHE:
Kryetari i Prizrenit thotë se në takim me ministrin Vitia nuk është diskutuar për mbylljen totale
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë