Çështja e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë ishte tema kryesore e takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Shefin e Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) në Kosovë, Agim Gashi.
Kryeministri Kurti ritheksoi përkushtimin e Qeverisë për avancimin e politikave institucionale, përmes të cilave do të ketë trajtim meritor për familjet e të zhdukurve me dhunë, duke pasur prioritet ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së të pagjeturve dhe vendosjen e drejtësisë.
Po ashtu, kryeministri Kurti falënderoi Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për përkrahjen e vazhdueshme dhënë Qeverisë së Kosovës dhe në veçanti për mbështetjen e familjeve të personave të pagjetur.
Mes çështjeve të diskutuara ishte edhe databaza e shqiptarëve të arrestuar në Serbi si dhe domosdoshmëria e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për reformën e burgjeve në Kosovë.
Në takim të pranishëm ishin edhe Martina Fava, Kryesuese e Grupit Punues për Persona të Zhdukur, Saranda Bogujevci, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës dhe anëtare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione në Kuvendin e Kosovës, si dhe Andin Hoti, kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, njëherit kryetar i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur në kuadër të grupit punues për persona të zhdukur./arbresh.info/

Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar