KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në veri

14:05 | 25 Prill 2023
Diellza Gashi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot kanë shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet në veri.

Gjatë ditës së sotme janë shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e jashtëzakonshme për katër komunat në veri të dielën e 23 prillit, shkruan arbresh.info.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në mbledhjen e sotme ka bërë të ditur që Nga shkresa PZAP që theksojnë që në për ditën e zgjedhjeve nuk ka pasur asnjë ankesë për zgjedhjet e 23 prillit, shkruan arbresh.info.

Po ashtu ai tha se janë të plotësuar të gjitha kushte për shpalljen e rezultateve të këtyre zgjedhjeve.

Kryetari e ka hedhur në votim këtë rezultat ishin nëntë vota për dhe një abstenim.

Sipas tij, kryetar i Mitrovicës së veriut është Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje me 553 vota ose 66.9%, në Zveçan fitues është Ilir Peci i Partisë Demokratike të Kosovës 114 vota 59% , në Leposaviq fitues është Lulzim Hetemi nga LVV 100 vota ose 73.3%, si dhe në Zubin Potok fitues është Izmir Zeqiri nga PDK 197 vota ose 52.2%

Në fund KQZ-ja  ka bërë të ditur edhe numrin e asamblistëve për komunën e Leposaviqit dhe Zveçanit.

Tutje, numri i asamblistëve në komunën e Leposaviqit: VV: 85 vota, 77,3 për qind- 15 ulëse PDK: 21 vota, 19,1 për qind – 2 ulëse Partia Kosovskih Srba: 4 vota, 3,6 për qind- 2 ulëse Numri i asamblistëve në komunën e Zveçanit: PDK: 98 vota, 60,1 për qind- 11 ulëse VV: 65 vota, 39,9 për qind- 8 ulëse/Arbresh.info/