Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, iu ka ofruar investitorëve amerikanë të industrisë ushtarake për të investuar në Kosovë, në mënyrë që vendi ynë të jetë qendra rajonale e kësaj industrie.
Mehaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se qëndrimin dhe gatishmërinë e tij për investitorët amerikanë të industrisë ushtarake e ka shprehur gjatë fjalimit në sesionin për Sigurinë e Evropës në Samitin e ISOA’21 dhe në takimin me këshilltarin e lartë në Zyrën për Shqyrtimin e Investimeve të Huaja në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, Andy Michels.
Më poshtë postimi i tij i plotë:
Investitorët amerikan të industrisë ushtarake shprehin vlerësimin e lartë për ofertën time për të investuar në Kosovë me potencialin e veçantë që vendi ynë të jetë qendra rajonale e kësaj industrie në të ardhmen.
Këtë qëndrim, përveç gjatë fjalimit tim në sesionin për Sigurinë e Evropës në Samitin e ISOA’21, e shpreha edhe në takimin tejët miqësor me këshilltarin e lartë në Zyrën për Shqyrtimin e Investimeve të Huaja në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, z. Andy Michels.
Gjithashtu, diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit bilateral dhe partneritetit SHBA-Kosovë, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Ndër të tjera edhe z.Michels i ritheksova rëndësinë e jashtëzakonshme të vendosjes së bazës së përhershme ushtarake të ushtrisë amerikane në Kosovë, në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë dhe pengimit të qasjes destruktive dhe destabilizuese të Rusisë përmes Serbisë në rajon./arbresh.info/
I dënuar me 9 vite burg nga GJKKO për pjesëmarrje në grup kr...
Dogana zbulon mallra të padeklaruara në vlerë rreth 13 mijë ...
Rodri dënohet me 80 mijë funte pas kritikave ndaj gjyqtarit
Rusia dhe Kina rihapin lidhjen hekurudhore pas 6 vitesh
Kur merret vendimi për dekretin e Presidentes? Flasin nga Gj...
Konfirmohet një tjetër mungesë e madhe për Realin ndaj Cityt